Subscribe

Sasia e parë e parapaguar prej 1170 dozash të vaksinës Pfizer dhe Biontech e cila mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e së hënës do të jetë vetëm për mjekët dhe punonjësit e spitaleve covid.

 

IRIA PREZA

PROGRAMI I VAKSINIMIT, ISHP

 

Me ardhjen e sasisë së re po vazhdojmë me injektimin e dozave të dyta e të para, për persononelin shëndetësor dhe mbështetës në spitalet covid, të urgjencës e reanimacionit. Momentalisht po vaksinojmë personelin e linjës së parë sic kemi bërë dhe me parë. Kemi kryer rretha 730 vaksina.. tha ajo per Vizion Plus.

 

Ndërkaq,  vaksinimi i target grupit më të rrezikuar siç është mosha e tretë, do të kryhet pas marrjes së sasisë tjetër.

 

Ne e kemi strukturen gati, në momentin që vijnë dozat do njoftohen se cilat kategori moshash të thyera dhe ato me te reja do të vaksinohen.

 

Ndërsa apelon për vigjilencë pas injeksionit të parë, Preza thotë per Vizion Plus se ka patur raste edhe kur vaksina është shoqëruar edhe me temperaturë.

 

Gjëra të zakonshme, dhimbje në vendin e injektimit, temperaturë e lehtë, skuqje që kalojnë brënda 1 apo 2 ditëve.

 

Sasia tjetër e vaksinës Pfizer pritet të mbërrijë brenda muajit shkurt dhe në kalendarin e vaksinimit është parashikuar mosha e tretë në shtëpitë e kujdesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *