Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Parandalohet krimi në Divjakë, arrestohen 6 persona, sekuestrohen armë...

Detajet e “arratisjes sekrete” të Trump nga Turqia, kush...

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland, policia në...

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?

Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër prokurorit Ols...

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi i banorëve!...

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG mposht Aston...

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në...

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në dy banesa...

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrrje zjarrfikëseve...

Vaksina të modifikuara për variantet e COVID-it

13 Prill 20:50

Dhjetëra amerikanë po përveshin mëngët për të marrë dozën e tretë të vaksinës ndaj COVID-19. Këtë herë, vaksinat janë modifikuar për t’i mbrojtur ndaj një mutacioni shqetësues të virusit.

 

Sidoqoftë, vaksinat që po administrohen deri më tani në Shtetet e Bashkuara ofrojnë mbrojtje të fortë. Por studimi i vaksinave të reja eksperimentale nga kompanitë Moderna dhe Pfizer shërben si hapi i parë i rëndësishëm drejt një vaksine alternative, në rast se në të ardhmen virusi mposht vaksinat e sotme.

 

“Duhet t’i paraprijmë virusit”, tha Dr. Nadine Rouphael, nga Universiteti Emory, e cila udhëheq studimin për vaksinën e modifikuar të kompanisë Moderna. “E dimë ç’do të thotë të mbetemi prapa”.

 

Nuk është e qartë se kur do të dobësohej mjaftueshëm mbrojtja nga vaksinat aktuale, për të lindur nevoja për një vaksine të re. Por “dëshirojmë ta shndërrojmë COVID-in në një rrufë”, thotë ajo.

 

Viruset evoluojnë vazhdimisht dhe bota po nxiton të vaksinojë miliona njerëz dhe të ulë ritmin e përhapjes, përpara se të shfaqen mutacione të mëtejshme. Mbi 119 milionë amerikanë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës dhe 22% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Pjesa tjetër e botës është shumë më prapa.

 

Aktualisht një variant më ngjitës i zbuluar në Britani vetëm disa muaj më parë është shndërruar në variantin më të pranishëm në Shtetet e Bashkuara, por që fatmirësisht parandalohet nga vaksinat.

 

Varianti që ngre shqetësime

 

Megjithatë, në mbarë globin ekziston shqetësimi se vaksinat e gjeneratës së parë mund të ofrojnë pak mbrojtje ndaj një varianti tjetër që u shfaq fillimisht në Afrikën e Jugut. Të gjitha kompanitë kryesore farmaceutike po ndryshojnë formulat e tyre, në rastin se do të duhet një vaksinim i ri ndaj virusit të quajtur B.1.351. Tashmë po testohen dozat eksperimentale nga kompanitë Moderna dhe Pfizer.

 

Në rrethinat e qytetit Atlanta, Universiteti Emory kontaktoi njerëzit që morën vaksinën fillestare të kompanisë Moderna nëse duan të ndihmojnë për vaksinën e re. Vullnetari Cole Smith thotë se rikthimi nuk ishte vendim i vështirë.

 

“E mëparshmja ishte një sukses i madh dhe siç e dini, miliona njerëz po vaksinohen tashmë”, i tha zoti Smith agjensisë së lajmeve Associated Press. “Nëse jemi duke i ndihmuar me të mëparshmen, përse të mos dalim vullnetarë dhe t’i ndihmojmë njerëzit me të renë?”.

 

Studimi, i financuar nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, nuk po teston vetëm vaksinën eksperimentale, që do të shërbejë si një dozë e tretë nxitëse për sistemin imunitar. Studiuesit në Universitetin Emory dhe tre qendra të tjera mjekësore po regjistrojnë edhe vullnetarë që nuk kanë marrë ende ndonjë lloj vaksinimi ndaj COVID-19.

 

Ata duan të zbulojnë nëse: Mund të vaksinohen njerëzit me vetëm dy dozat e vaksinës ndaj varianteve, dhe jo me vaksinën origjinale? Apo me një dozë nga secili lloj? Ose, a mund të kombinohen në të njëjtin injeksion doza origjinale dhe doza për variantet?

 

Po kështu, Administrata për Ushqimin dhe Barnat i ka dhënë kompanisë Pfizer, dhe partneres gjermane BioNTech, lejen për të filluar një testim të ngjashëm me vaksinën e tyre të modifikuar. Kompanitë thanë se është pjesë e një strategjie proaktive për të mundësuar shpërndarjen e shpejtë të vaksinave të reja, nëse do të duhen ndonjëherë.

 

Vaksinat e kompanive Moderna dhe Pfizer, ashtu si shumica e vaksinave ndaj COVID-19 që po përdoren në mbarë botën, e trajnojnë trupin që të identifikojë proteinën që gjendet në “gjembat” e membranës së jashtme të virusit. Janë këto “gjemba” që i mundësojnë virusit të kapet pas qelizave njerëzore.

 

Mutacionet ndodhin çdo herë që virusi prodhon kopje të vetvetes. Zakonisht, këto gabime nuk ndryshojnë gjë. Por, nëse shumë nga këto ndryshime mblidhen tek proteina, në veçanti në vende kyçe, atëherë mutacioni mund t’i shpëtojë vigjilencës së sistemit imunitar, i cili është përgatitur të luftojë një virus që duket disi ndryshe.

 

Një proces i thjeshtë

 

Lajmi i mirë: Është e thjeshtë të përditësohen vaksinat e kompanive Moderna dhe Pfizer. Ato prodhohen me një pjesë kodi gjenetik të quajtur mesazheri RNA – kodi i tregon trupit si të prodhojë disa kopje të parrezikshme me “gjemba”, të cilat në vazhdim shërbejnë për të trajnuar qelizat e sistemit imunitar. Kompanitë thjesht zëvendësuan kodin fillestar gjenetik me mRNA të proteinës së mutacionit nga Afrika e Jugut.

 

Studimet që po zhvillohen këtë muaj përfshijnë disa qindra njerëz, ndryshe nga testimi masiv që nevojitej për të provuar se funksiononin vaksinat fillestare. Shkencëtarët duhet të sigurohen se mRNA-ja zëvendësuese nuk shkakton pasoja anësore.

 

Nga pikëpamja e mbrojtjes, ata po masin nga afër nëse vaksina e përditësuar e nxit sistemin imunitar të prodhojë antitrupa, të cilat do të luftojnë infeksionin, me efikasitetin e vaksinave fillestare. Gjithashtu, testimet në laborator do të tregojnë nëse antitrupat janë në gjendje të identifikojnë jo vetëm variantin nga Afrika e Jugut, por edhe versionet e tjera më të pranishme të virusit.

 

Një tjetër lajm i mirë është se antitrupat nuk janë mbrojtja e vetme. Studiuesit e Instituteve Kombëtare të Shëndetit shqyrtuan së fundmi një tjetër degë të sistemit imunitar – qelizat T të cilat luftojnë pasi infeksioni është përhapur. Testimet në laborator treguan se qelizat T të njerëzve që janë shëruar nga COVID-19, përpara se të dilnin variantet e tjerë më shqetësues, arrijnë të identifikojnë mutacionin e Afrikës së Jugut. Vaksinat gjithashtu nxisin prodhimin e qelizave T dhe mund të jenë thelbësore për parandalimin e rezultateve më të këqija.

 

Megjithatë, asnjë vaksinë nuk është 100% efikase. Edhe pa rrezikun e mutacioneve, ndodh që edhe ata që janë plotësisht të vaksinuar sëmuren nga COVID-19. Atëherë, nga do ta dinë autoritetet se duhet një vaksinim i ri? Një shenjë e qartë do të ishte rritja e ndjeshme e shtrimeve në spitale – jo vetëm e testeve me rezultat pozitiv për COVID – në radhët e personave të vaksinuar që do të jenë infektuar nga një mutacion i ri.

 

“Kjo do të ishte vija e kuqe. Atëherë, do të shqyrtohej mundësia e një vaksine të gjeneratës së dytë”, tha Dr. Paul Offit, i Spitalit të Fëmijëve në Filadelfia, njëkohësisht këshilltar për vaksinat i Administratës së Ushqimit dhe Barnave. “Nuk e kemi kaluar ende këtë vijë të kuqe, por mundësia ekziston”./ VOA

Posted Under:
Covid 19
Tagged:
covid mutacionet variantet

Nga e njëjta kategori

4 humbje jete sot nga COVID, ja sa pacientë ndodhen në gjendje të rënduar

më shumë...

6 pacientë humbën betejën sot me COVID, sërish numër i lartë infektimesh

më shumë...

3 humbje jete sot nga COVID, zbulohen mbi 2 mijë raste të reja pozitive

më shumë...

Mbi 1 mijë të infektuar sot nga COVID, ja sa pacientë po marrin trajtim në spitale

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Parandalohet krimi në Divjakë, arrestohen 6 persona,...

10:50

Detajet e “arratisjes sekrete” të Trump nga...

10:39

Riaktivizohen zjarret në Priskë

10:33

Lamallari, Gonxhja dhe Hita në Sarandë, inspektojnë...

10:33

Situatë kritike në Lurë, zjarri i afrohet...

10:16

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK-ja dorëzon kërkesë...

9:53

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland,...

9:43

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 45 vatra...

9:36

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe...

9:27

Policia Rrugore e Gjirokastrës intensifikon kontrollet me...

9:27

Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër...

8:42

Zjarri në Krujë vijon të jetë aktiv,...

8:37

Izolohen dy vatra zjarri në Shkodër, vijon...

8:23

“Shmangni shpenzimet e bëra nga impulsi”, parashikimi...

8:18

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i...

8:13

Zjarri në Daias, përmirësohet situata, mjetet zjarrfikëse...

12:45

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi...

11:36

Situatë alarmante në Priskë! Zjarri përhapet me...

11:20

Vijon zjarri në Drenie, era dhe terreni...

11:08

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.