Shefi i organizatës botërore të shëndetësisë për Europën, Hans Klyg ka deklaruar se pritja e tejzgjatur për miratimin e vaksinës ruse, mund të lidhet me bllokimin në marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit, gjatë viteve të fundit. Zyrtari i lartë i OBSH-së gjithashtu nënvizoi se pandemia e koronavirusit është politizuar ndjeshëm thuajse në të gjithë globin, ndërsa efektet negative rëndojnë mbi kategoritë më të pambrojtura.

HANS KLUGE

DREJTOR I OBSH PER EUROPEN

“Kam qenë gjithmonë shumë i prerë që miratimi i vaksinës nuk duhet të varet nga vendi i origjinës dhe veçanërisht jo nga federata ruse e cila ka një histori shumë të pasur në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave. Shëndeti qëndron përtej politikës, kjo duhet të mbetet e qartë. Përhapja e mutacioneve po na e konfirmon më së miri se nëse nuk janë të gjthë të sigurt asnjë shtet nuk mund të jetë i tillë.”

Hans Klyg gjithashtu kritikoi qasjen e disa vendeve për të nxituar në vaksinimin e fëmijëve, duke thënë se prioritet duhet të kenë kategoritë më të rrezikuara nga sëmundja.

“Nuk mundet që disa vende të nisin vaksinimin e fëmijëve ndërsa  janë ende të pa imunizuar një pjesë e madhe e kategorive më të rrezikuara. Fitorja kundër virusit do të arrihet kur të kemi 70% të popullsisë të vaksinuar, gjë që do të kërkonte rritjen e numrit të vaksinave të disponueshme, rritjen e prodhimit dhe fushatat efektive për të ndryshuar opinionin publik në vendet me hezitim të lartë ndaj vaksinave.”

Pavarësisht se organizata botërore e shëndetësisë dhe agjencia europiane e barnave nuk e kanë autorizuar ende, Sputnik V tani përdoret gjerësisht në më shumë se 65 vende të botës, përshirë edhe Shqipërinë.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara do të dhurojnë 75 % të dozave të papërdorura të vaksinave kundër koronavirusit. Fillimisht 19 milionë do të shkojnë për programin COVAX, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ndërsa 6 milionë doza do të shpërndahen direkt për aleatët dhe partnerët e Uashingtonit. Në këtë listë përfshihet edhe Kosova.

 

TITRA:

“VAKSINA RUSE, PENG I POLITIKES”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *