E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vaksina ruse edhe në Gjermani

Landi gjerman i Bavarisë ka blerë paraprakisht 2.5 milionë doza të vaksinës ruse kundër koronavirusit, Sputnik V e cila do të prodhohet në qytetin Illertissen, nëse miratohet nga rregullatorët europianë. Ministri i Shëndetësisë së Bavarisë, Klaus Holetschek ka bërë të ditur se prodhimi mund të nisë këtë vit dhe memorandumi përfshin edhe mundësinë e importimit.

Agjencia Europiane e barnave po analizon ende autorizimin e produktit ndërsa ekspertët e sigurisë do të udhëtojnë në Rusi gjatë këtij muaji, për të vëzhguar prodhimin dhe ruajtjen e vaksinës.

Rusia e miratoi Sputnik V për përdorim në muajin gusht, duke e bërë vaksinën e parë të autorizuar kundër koronavirusit, pavarësisht se të gjitha testet klinike nuk ishin kompletuar atë kohë.

Qeveria gjermane, e cila është përballur me kritika për shkallë të ulët të vaksinimit, ka deklaruar se do të jetë e hapur për të përdorur Sputnik V, nëse miratohet nga rregullatori europian.

 

Më shumë video

Reklamë