E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vaksina në Europë do të vijë para Krishtlindjes

Ilustrim · Vizion Plus

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se ka marrë garanci nga Agjencia Europiane e Barnave për miratimin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNtech, deri më 23 dhjetor.

 

JENS SPAHN

MINISTER I SHENDETESISE, GJERMANI

 

“Qëllimi ynë është që vaksina të miratohet para Krishtlindjes dhe vaksinimi i popullatës të fillojë këtë vit. Kam marrë konfirmim të drejtpërdrejtë se vaksina do të aprovohet deri atëherë, megjithatë BE duhet ta shpallë atë.

Ne kemi gati rreth 440 qendra vaksinimi, rreth 10,000 mjekë dhe staf mjekësor janë vendosur në dispozicion që të fillojë vaksinimi masiv sa më parë.”

 

Vaksina e kompanisë gjermane BioNTech dhe asaj amerikane Pfizer po përdoret tashmë në Britani, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe vende të tjera. Ndërkohë, Administrata amerikane e ushqimit dhe ilaceve ka pranuar të shqyrtojë në komitetin këshillues edhe vaksinën kandidate nga kompania Moderna.

 

Më 17 dhjetor pritet vendimi për autorizimin në përdorimin emergjent të kësaj vaksine nga mosha 18 vjec e lart.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh