Subscribe

Vaksinat kundër koronavirusit do të jenë të disponueshme edhe në Ballkanin perëndimor. Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi njoftoi se Brukseli po përgatitet për të siguruar shpërndarjen në vendet e rajonit.

 

OLIVER VARHELYI

KOMISIONERI EUROPIAN PËR ZGJERIMIN

 

“Ne jemi duke punuar për të siguruar që vaksinat Covid-19 të vihen në dispozicion për Ballkanin Perëndimor sa më shpejt, sapo të fillojë shpërndarja në territorin e BE-së. Po ndajmë fonde për aranzhimet mbështetëse dhe koordinuese. Në pandemi qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE.”

 

Përmes një video-konference, Varhelyi bisedoi me ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit, ku mori pjesë edhe Gent Cakaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri i jashtëm në detyrë theksoi se gjatë bisedimit me komisionerin evropian ai ka kërkuar që shpërndarja e vaksinës në Shqipëri të bëhet në të njëjtën kohë me Bashkimin Europian.

 

GENT CAKAJ

 

“Përderisa puna për të siguruar vaksinën sa më shpejt po vazhdon, sot i kërkuam Komisionerit që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri. Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.” 

 

Vaksinat janë planifikuar të dërgohen në rajon në dy mënyra. I pari është programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, i cili mundëson që vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të sigurojnë vaksinën ndërsa i dyti  është përmes shteteve individuale, që do të kenë tepricë vaksinash.  Agjencia Evropiane e Barnave pritet t’i miratojë vaksinat për tregun evropian këtë të hënë, ndërsa vaksinimi në BE do të nisë më 27 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *