E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Vaksina kundër COVID, eksperimentale”/ Mjekja: Nuk ka pandemi, por plandemi botërore

Mjekja Mimoza Boçari, e ftuar në emisionin “Quo Vadis” e cilëson vaksinimin me detyrim, një vendim antiligjor, ndërsa masat kufizuese me qëllim parandalimin e virusit i sheh me dyshim.

 

Reklamë

Sipas saj, ky është një virus normal dhe se masat anticovid janë “jashtë çdo logjike njerëzore”.

 

“E para, vaksinimi është antiligjor, është vaksinë eksperimentale, ende nuk e ka treguar ku e ka fundin e saj. Masat që janë marrë, për mua janë të dyshimta, nuk mbajnë erë mjekësi, por erë financiare. Për mua nuk është pandemi, por plandemi botërore, për të krijuar një qënie të re teknologjike. Ky është një virus normal. Të gjitha masat anticovid kanë gjithçka, përveç logjikës njerëzore. Nuk ka asgjë tjetër, veçse një budallëk. Si mund të mbrojë maska një mikoroganizëm? Nuk u apelua njëherë nga kolegët e mjekësisë apo politikanët: njerëz kujdesuni për imunitetin tuaj. Por bëjnë një protokoll mjekësor dhe ngordhin virusin me një kortizon armësh. Virusi është tërbuar me keq, duke ndryshuar variantet.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë