Kryeministri Edi Rama deklaroi se për momentin Shqipëria nuk do t’i hedhë sytë tek vaksina kineze. Ai sqaroi se qëndrimi i vendit tonë për vaksinën do të jetë konform qëndrimit të BE, bën me dije “Vizion Plus”.

 

Megjithatë, shefi i qeverisë nuk hezitoi të sulmonte edhe një herë tjetër Bllokun Evropian pse ende nuk ka asnjë ndihmë me doza vaksinash për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne ndjekim atë që është korniza ku ne ndihemi pjesë dhe ku duam të integrohemi, që është korniza e BE. Nuk jemi as në pozicionin që duhet të ndihemi sikur kemi humbur një shans apo një kohë, sepse edhe vaksinën kineze e kërkojnë shumë shtete. Mbase mund të duhet ta bëjmë në një moment të dytë, nuk e përjashtoj, por nuk do të doja ta bënim sepse do të ishte shumë e rëndë për BE. Për mua ishte shumë e rëndë që Maqedonia e Veriut u detyrua t’i drejtohet Kinës për vaksinat. Ishte e rëndë për BE. E rëndë për BE është që Serbia është në gjendje të çojë 4 mijë vaksina Pfizer në Maqedoninë e Veriut, kurse BE akoma edhe sot nuk është në gjendje të shpërndajë nga një kuti në të gjitha vendet e rajonit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *