Vaksina Johnson & Johnson rezulton të jetë efektive 100% ndaj shtrimeve në spitale për shkak të koronavirusit.

 

Ekspertët amerikanë po kryejnë testet e fundit me qëllim që kjo të bëhet vaksina e tretë e autorizuar për përdorim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Sipas të dhënave të para, vaksina Johnson & Johnson është efektive kundër sëmundjeve të rënda.

 

Ekspertët thonë se ajo garanton mbrojtjen 100% ndaj shtrimit në spital për Covid-19 në 28 ditët pas vaksinimit.

 

Kompania thotë se vaksina është 85% efektive në parandalimin e ashpërsisë së simptomave të rënda të koronavirusit.

 

Ekspertët do të takohen të premten për të rekomanduar nëse duhet të autorizojë vaksinën për përdorim.

 

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se administrata parashikon shpërndarjen e të paktën tre milionë dozave të vaksinës Johnson & Johnson javën e ardhshme, nëse do të marrë autorizimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *