E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Vaksina falas për gripin sezonal, mjekët: Ta marrin fëmijët dhe të moshuarit me sëmundje bashkëshoqëruese

Rreth 280 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal do të shpërndahen falas në të gjitha poliklinikat e vendit. Ekspertët e shëndetit shpejgojnë se cilat janë disa nga grupet e riskut të cilat e kanë të domosdoshëm kryerjen e vaksinimit me qëllim mbrojtjen nga komplikacionet pas virozave.

“Mosha mbi 50-60vjec, të gjithë pacientët të cilët janë të sëmurë të cilët kanë problematika të tjera të sistemit kardiovaskular apo respirator është e mira që ata të vaksinohen pasi do ti mbronte nga një komplikacion i rëndë që mund të zhvillonin ata pas virozës. Ne u sugjerojmë të vaksinojmë fëmijët të cilët janë për herë të parë në komunitet, janë fëmijët mbi 5-vjet me sëmundje bashkeshoqëruese”.

Reklamë

Qytetarëve do t’ju jepet mundësia për herë të parë që të marrin vaksinën falas në cdo qendër shëndetësore edhe pse nuk rezultojnë të regjistruar aty. Këtë vit vaksina është siguruar më herët në kohë duke bërë kështu që dhe efekti i saj, sipas mjekeve , të jetë më i lartë në popullatën që do ta marrë atë.

Vaksina falas për gripin sezonal, mjekët: Ta marrin të moshuarit dhe fëmijët me sëmundje bashkëshoqëruese.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë