Vaksinimi kundër Covid është një temë mjaft e diskutuar kohët e fundit, pasi qeveria ka vendosur detyrim të vaksinimit për disa kategori.

Por a janë njerëzit të informuar sa ç’ duhet mbi vaksinën anti Covid dhe sa e sigurt është ajo? Biologu molekular Eldores Sule ka shpjeguar në emisionin 7pa5 në Vizion Plus sesi ndikon vaksina në organizmin e njeriut dhe cilat janë efeket anësore që ajo shkakton.

Elementet që ndodhen brenda një vaksine, hyjnë në organizëm.
Nëse aplikojmë një vaksinë gjëja e parë që do bëjë përbërja që gjendet në vaksiën, mund të jetë një virus i dobësuar një virus i vdekur, parimi është i njëjtë. Përbërja do të hyjnë në qeliza dhe qeliza do të infektohet. Do të ketë një fazë kundërpërgjigje sepse organizmi jonë reagon në një mënyrë të tillë, që diçka që është e jashtme dhe hyn brenda tij e lufton. Pra ai ka një imunovigjilecë të jashtëzakonshme. Duhet të përgjigjet për të luftuar që mos lejojë dëmtimin e organizmit.

Në momentin që fillon faza e kundërpergjigjes ndodhdh ajo që quhet inflamacion. Ata që kanë bërë vaksinën e kanë kuptuar, është enjtja e vendit ku bëhet vaksina, skuqje, nxehtësi e saj dhe kjo ndodh për të bërë qelizat imunitare të vijnë dhe të bashkëngjiten atje ku është aplikaur vaksina. Në momentin që ndodh kjo, disa qeliza të trupit tonë marrin këtë element të vaksinës e fusin brenda tyre e përpunojnë në dy mënyra kryesore e pastaj migrojnë. Zakonisht kur sëmuremi po të prekim pjesën e qafës atje kuptojmë që ka një lloj fryrje, kjo ndodh sespe po ndodh ky process”, shpjegon mjeku.

Ndiqni më poshtë videon e plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *