Mazhoranca dhe opozita në nënkomisionin e posaçëm nuk arritën të gjejnë konsensus për zgjedhjen e anëtarëve të rinj për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në mungesë të kompromisit u përdor mekanizmi i zhbllokimit që parashikon ligji dhe kandidatët u zgjodhen nëpërmjet shortit.

Shorti përcaktoi që Artan Reçi dhe Alben Tabaku janë dy kandidatët për  Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u përzgjodhën me short Saimir Kola dhe Erind Mërkuri.

Lista me 4 kandidatë i çohet seancës plenare dhe duhen 94 vota që ata të miratohen.

Për shkak të mungesës së konsensusit, është e qartë se të gjithë kandidatët do të rrëzohen dhe sipas ligjit nënkomisioni do të përsërisë procedurën 3 herë.

Nëse nuk ka konsensus për 3 raunde me radhë, herën e fundit lista me kandidatët quhet automatikisht e miratuar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *