Subscribe

Presidenti i Republikës ka publikuar 8 kandidatet per një vend vakant ne Gjykatën e Larte, vakance e krijuar pas largimit te Ardian Nunit. Reforma ne drejtësi nuk parashikon ndërprerje mandati per Gjykatën e Larte e ne rast se presidenti dhe mazhoranca arrijnë konsensusin per nje kandidat, ai do te qëndroje per 9 vjet ne ketë Gjykate pavarësisht reformës. Per here te pare pritet qe per ketë post te ndiqet nje procedure e re, ku vlerësimin dhe renditjen e kandidaturave do ta beje Këshilli i Emërimeve. Sipas ndryshimeve ne ligjin per Gjykatën e Larte javën e ardhshme kreu i këtij institucioni duhet te thërrasë mbledhjen e Këshillit te Emërimeve, i cili bën renditjen e kandidaturave e me pas ia nis Presidentit te Republikës, duke ngushtuar dukshëm hapësirat e kryetarit te shtetit ne përzgjedhjen e kandidatit per anëtar te Gjykatës se Larte. Këshilli i Emërimeve është nje strukture qe ekziston edhe ne paketën e reformës ne drejtësi, edhe pse nuk ka rol ne përzgjedhjen e kandidateve per Gjykatën e Larte, por është ky Këshill, i cili harton listën dhe ben renditjen e kandidateve per anëtaret e Gjykatës Kushtetuese, per inspektor te larte te drejtësisë, per kandidatet jo gjyqtare ne Këshillin e Larte Gjyqësor dhe ata jo prokurore ne Këshillin e Larte te Prokurorisë. Aktualisht ne Gjykatën e Larte janë 4 vende vakante; 3 prej te cilave ekzistojnë qe prej vitit 2013, por mazhoranca i ka rrezuar presidentit Nishani 7 kandidatura, duke krijuar nje ngërç ne funksionimin e kësaj gjykate. Një prej vakancave i përket Ardian Dvoranit, i cili vazhdon te rrije ne detyre 3 vjet pas përfundimit te mandatit e Partia demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese per largimin e tij. Ne rast se Ardian Nuni vendosi te japë dorëheqjen ne momentin qe i përfundoi mandati, Dvorani zgjodhi te qëndroje ne detyre deri ne emërimin e pasardhësit, te drejte qe ia jep edhe ligji. Por te martën, Gjykata Kushtetuese do te shqyrtoje kërkesën e demokrateve qe kjo pike e ligjit te shfuqizohet për te larguar Dvoranin nga Gjykata e Larte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *