Subscribe

Pas ngjarjes tronditëse që ndodhi në Klos, ku konflikti mes dy familjeve Mjeshtri dhe Shira la pas 3 te vdekur, foli per mediat vëllai i autorit te krimit.

 

Fatmir Mjeshtri, ka treguar se 17-vjeçari Kenado Shira ka kërcënuar mbesen e tij duke i thënë se do t’i nxjerrë fotot nudo.

 

Si pasojë e kërcënimeve, adoleshentja sipas xhaxhait, kaloi në depresion dhe më pas ra në koma, duke mos treguar se nga kush kërcënohej.

 

Më tej Fatmir Mjeshtri shprehet se ata kanë tentuar të ulin palët në bisedime, për të arritur në një marrëveshje, por që përfundoi me tragjedi.

 

Ngjarja ka më shumë se një javë që ka nisur. Jemi munduar t’i bindim, të ulim baballarët edhe çunat që të gjejmë kompromisin dhe gjuhën se për çfarë shkaku e kanë kaluar vajzën e vëllait në depresion dhe se për çfarë e ka kërcënuar ai Shira.

 

Ai e ka kërcënuar vajzën në atë formë, që ajo ka kaluar në depresion dhe vajza ka shkuar në spital në gjendje kome. Vajza nuk ka treguar se kush i bën presion edhe pse ishte e tmerruar. Ai Shira i bënte presion me rrjetet sociale vajzës, i kërkonte foto nudo.

 

Hasula nuk i ka bërë presion. Hasula kishte thjesht mesazhet dhe kishte kërkuar që të lidheshin prap. Hasula ka shumë faj, por kërcënimi që i ka bërë me jetë vajzës nga më të ndryshmet, duke i kërkuar foto se i kishte marrë adresën, aq sa vajza kaloi në depresion.

 

Kemi shkuar për një marrëveshje. Ka ardhur djali i Shirës, ka marrë kontakt me mua, me vëllain tim, babin e Sarës. I thash mos bëj asnjë gjë se do vi unë ta takoj atë djalin, se është i ri dhe mos bëjmë ndonjë veprim të nxituar, se do ja gjejmë gjuhën kësaj pune. Janë fëmijë, moshë adoleshente dhe mund ta zgjidhim këtë problem.

 

Në momentin që ai djali i Shirës ka ardhur nga Durrësi, në orët e vona të darkës, ka takuar vëllain tim Fiqiriun, babin e Sarës dhe më ka marrë babi i Sarës mua në telefon e më tha Fatmir ky djali erdhi, hajde çfarë ke për t’i thënë”, tha vëllai i autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *