T’i drejtosh flokët me tharse apo pjaster në këto ditë të nxehta vere është torturë më vete. Përveçse është shumë vapë, flokët dëmtohen nga kontakti i drejtëpërdrejtë me nxehtësinë. Për të gjitha ju që i adhuroni flokët e drejtë, ka disa mënyra efektive të cilat nuk e dëmtojnë aspak flokun.

 

Qumësht dhe vezë

Gjithçka që të duhet është një gotë qumësht dhe një vezë. Përzijini bashkë për disa minuta dhe masën e formuar shpërndajeni në flokë për një orë e gjysmë. Lajeni si zakonisht flokun dhe gëzohuni me rezultatet.

 

Aloe Vera dhe vaj kokosi

Gjysmë gote aloe vera dhe gjysmë gote vaj kokosi miksojini e aplikojini në flokë. Mbajini për një orë dhe lajeni kokën si zakonisht.

 

Uthull molle

3 lugë me vaj uthulle hidhini në 2 gota me ujë. Lajini flokët me shampo dhe pas saj aplikoni ujin e përzier me uthullën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *