Subscribe

Fatmir Mjeshtri, xhaxhai i adoleshentes ka treguar bisedën që ka bërë me Kenado Shirën, 17 vjeçarin që mbeti viktimë nga të shtënat me armë në Klos.

 

Për mediat, ai tha se vajza i kishte bërë ftesë në Facebook, Shirës, dhe pas disa mesazheve, ajo i kishte kërkuar të ishin më shumë se shok, duke i vënë në pah bukurinë.

 

Fatmir Mjeshtri shtoi më tej se 16 vjeçarja i kishte dhënë adresë e Facebook-ut, ndërsa Kenado Shira, pasi i kishte shkarkuar fotot, e këcënonte në mënyra të ndryshme.

 

“Në momentin që ai djali i Shirës ka ardhur nga Durrësi, në orët e vona të darkës, ka takuar vëllain tim Fiqiriun, babin e Sarës dhe më ka marrë babi i Sarës mua në telefon e më tha Fatmir ky djali erdhi, hajde çfarë ke për t’i thënë.  

Shkova e takova dhe iu prezantova, më tha të njoh. I thash merre babin në telefon, ose shkojmë tek shtëpia se kam diçka për të sqaruar në lidhje me Sarën, sepse kemi të dhëna që ti e ke kërcënuar. E pyeta e njeh Sarën, po tha e njoh. Çfarë lidhje ke me Sarën e pyeta. Me tha Sara më ka bërë një ftesë në Facebook dhe unë e kam pranuar. Mbasi i kam pranuar ftesën në Facebook, Sara më ka kërkuar diçka tjetër, më tha që nuk mund të të shoh më si shok por si diçka tjetër sepse je një djal bukurosh.

I thash që deri këtu nuk të ka ofenduar, po ti çfarë i the? Më tha që edhe unë kisha pëlqimet e mia ndaj saj, ndërsa adresën më tha që ja kishte dhënë vetë. Pasi i kishte marrë adresën, i kishte shkarkuar të gjitha fotot dhe i kishte thënë që po nuk bëre ato që them unë, të më dërgosh foto nudo, unë do të hap adresë tjetër dhe ty si femër kam për të të shkatërruar jetën.

Nga frika ka mbyllur telefonin vajza. Djali i Shirës kishte marrë në telefon motrën e madhe dhe i kishte thënë që po nuk bëri Sara ato që dua unë, do ja shkatërroj jetën. Vajza la orët e shkollës dhe erdhi në shtëpi dhe ra pa ndjenja nga frika”, tha Fatmir Mjeshtri, vellai i autorit te krimit te rende te nje dite me pare ne Klos.

 

Fatmir dhe Besnik Mjeshtri i lane te lire pasi u moren ne pyetje nga policia mbi krimin qe kreu vellai i tyre Fiqiri Mjeshtri te merkuren ne dreke ne Klos.

 

Ata thane ne polici se nuk kishin dijeni qe vellai i tyre kishte pistolete me vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *