Mabel Baltadori, e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, tregoi ditën e sotme rrugën drejt “çlirimit” nga sindroma e rrallë e njohur “Lëkura e kuqe”. Ndër të vetmet të diagnostikuara në Shqipëri me këtë sëmundje, e bija e Silva Baltadorit, shpjegoi sesi u shërua pa ndihmën e mjekëve apo dermatologëve.

“Të them të drejtën unë u vetë-diagnotiskova. E kam zbuluar këtë nëpërmjet internetit, blogjeve të ndryshme. Ka qenë pak e vështirë sepse, normalisht, unë nuk jam e kualifikuar për këtë punë. Kam shkuar në spital, në alergolog, dermatology dhe mbaj mend që një dermatologe dyshonte për një sëmundje tjetër. Pas asaj fillova të kërkoja në internet dhe zbulova që ishte kjo (sindroma e lëkurës së kuqe” , është shprehur Mabel.

Mabel ka lindur me dermatit atopik, një sëmundje e trashëguar gjenetikisht. Si pasojë e këtij shqetësimi, ajo përdori për disa vite kremëra me përmbajtje kortizonike. Pas ndërprerjes së menjëhershme të këtyre produkteve, nisën dhe simptomat e para të “lëkurës së kuqe”.  Këto simptoma  janë krruajtje intensive të lëkurës në zonat e inflamuara, djegie, disbalancë emocionale, apo dhe rënie të flokëve. Kjo ndikoi mbi psikologjinë e Mabelës, e cila tregon:

“Ishte shumë e rëndë. Mu desh të lija të gjitha projektet që po merresha, mu desh të lija shkollën për një vit e gjysëm. Më shkaktonte probleme në rutinën e përditshme sepse nuk dilja dot. Motivoja veten duke menduar se çfarë do bëja në të ardhmen kur të shërohesha…”, shtoi ajo.

Historinë e Mabelës, e ka bërë publike e ëma e saj Silva Baltadori para përgjatë një interviste në emisionin “ Vizioni I Pasdites” në Vizion Plus. Sonte Mabel zgjodhi të njejtin kolltuk për të ndarë për herë të parë historinë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *