Subscribe

Reisi quhet vajza 28-vjeçare, e cila u dhunua barbarisht për një javë nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gusholli, ky i fundit i arrestuar dje së bashku me shokët e tij që e përkrahen gjate krimit.

 

Ajo ka lindur dhe është rritur në Gjermani, aty ku është njohur me 31-vjeçarin, të cilin fillimisht e takoi në spitalin ku ajo po punonte si infermiere një vit e gjysmë më herët. Sipas 28-vjeçares, ajo u kthye në Shqipëri për të krijuar një familje me Gleardin me datë 1 prill, një kthim ky që u shndërrua në makthin e saj, pasi u mbajt peng në shtëpinë e tij.

 

Më fuste 4 gishtat në grykë dhe donte me ma marr shpirtin. Unë e dija që po vdes e po jap shpirt. Unë si shqiptare doja ta ndihmoja. Më ka detyruar të konsumoj drogë. Këto 5 ditët e fundit e kam konsumuar, herët e tjera s’kam pasur kurrë lidhje me drogë. Mua nuk ka çfarë më mban në Shqipëri, erdha të krijoja familjen me Gleardin, erdhi të hakmerret me mua. Me familjarët s’kam folur. Ditën që erdhi kunata për të më ndihmuar, rreth 15 herë më fuste gishtat në fyt e donte të më mbyste. Kur hapi derën ishte kunati i Gleardit, çuni i dajës dhe goca e dajës. Ata e nxorën nga shtëpia. Goca e dajës më veshi rroba se isha nudo, më kishte futur në dush e donte të më vriste. Unë jam e vdekur.

 

Vajza tregon se Gleard Gusholli e ka qëlluar me sende të forta, e ka kërcënuar duke i treguar thikën dhe e ka intimiduar, duke pretenduar se ajo bashkë me familjen e saj e ka denoncuar për dhunë në Gjermani, duke u bërë shkak që atij t’i ndalohet hyrja në këtë shtet.

 

Më ka kërcënuar do të hedh në lumë, do marr kushëririn në telefon, nuk do të nxjerr nga shtëpia. Kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e dora dot më. Më gjuante me grushte e me shkop. Më nxirrte thikën, ma mbante te këmba, më thoshte do ta çaj barkun. I lutesha të më hapte derën. Nuk më do mirë, vetëm më hap derën. Donte të hakmerrej se kemi qenë 3 muaj të ndarë. Në Gjermani ka nisur nga dhunë. Prindërit e mi e kanë marrë vesh dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia. Ai akuzonte prindërit e mi dhe mua që ne e kemi denoncuar, ne s’kemi bërë as denoncim e asgjë dhe në këtë moment merr gocën e dajës në telefon dhe i thotë të lutem më gjej një avokat në Gjermani dhe më thuaj pse s’më lejohet të hyj në Gjermani.

 

Ndërsa, avokati i 28 vjeçares, kërkoi rikualifikimin e akuzave që rëndojnë ndaj Gushollit, nga “Plagosje e Rëndë” në “Tentativë për Vrasje”.

 

ENEA CENKO


AVOKAT


Kërkoj në mënyrë urgjente kualifikimin e veprës penale për pengmarrje dhe tentativë vrasje. Ka plagosje të rëndë, pengim të zbulim të vërtetës dhe prodhim shitje narkotike. Për këtë situatë në bazë të informacioneve që kam, ka pasur motive xhelozie dhe për një kallëzim në shtetin gjerman. E mbrojtura nga unë ka pasaportë gjermane, infermiere në Gjermani ku edhe punonte dhe është njohur me 31-vjeçarin. Të dy janë dashuruar dhe kishin një javë që bashkëjetonin. Gjendja psikologjike është e rënduar. Ka shenja në trup. I bëj apel institucioneve shtetërore që të marrin në mbrojtje atë vajzë.

 

Për këtë krim kanë rënë në pranga 5 persona, e pritet që nesër ata të dalin përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *