Për këngëtaren Aurela Gaçe, çdo ditë është e rëndësishme pasi ajo ka atë që ka ëndërruar dhe punuar gjithmonë: një familje të bukur, miq të vërtetë dhe fansa që e duan, por data 12 nëntor është e shenjtë për të. Është dita kur solli në jetë Grace, hirin e Perëndisë. Vajza e parë e këngëtares, e cila duhet thënë se është kopje e saj, ka festuar ditën e djeshme datëlindjen dhe mami Lela nuk mund t’i kushtonte një mesazh të ndjerë të bijës.

 

“8 vjet me ty pasuria ime. Edhe 100 vite të kesh o kuptimi i jetës time.”– ka shkruar këngëtarja.

 

Por megjithatë përveç dhuaratave apo surprizave që mund t’i ketë bërë si çdo vit, këtë 8-vjetror Graee e ka festuar ndryshe pasi ashtu siç shkruan edhe Aurela, nuk ka dhuratë më të bukur sesa të shikosh New York-un në pëllëmbë të dorës.

 

“Të shikosh New York në pëllëmbë të dorës. Dhuratë për ditëllindjen nga teta Aljona ”ka shkruar Aurela krahas fotos së të bijës, ku duket edhe dora e babi Skerdit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *