E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:23 Në vijim ora 01:23: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 orë më parë
Video · Vendi

Vajza djeg makinat e të dashurit

Pas grindjes me të dashurin, një 23-vjeçare është hakmarrë duke djegur makinat në pronësi të babait të tij. Ngjarja ndodhi rreth një orë pas mesnatës duke u gdhire e shtuna, në rrugën “Kokonozi”, në Tiranë. Zjarri dogji plotësisht një makine Audi dhe nje Rulotë, ndërsa dëmtoi pjesërisht një Volksvagen dhe një Kamionçinë.
Policia arriti të zbulojë autoren e ngjarjes, Desara Mançellari, 23 vjeç, nëpërmjet kamerave te sigurisë. Vajza ishte filmuar duke spërkatur me benzinë fillimisht njërin nga mjetet, qe më pas i ka vënë flakën. Policia ndaloi vajzën e cila pranoi zjarrvënien. Gjithçka erdhi si reagim pas konfliktit me të dashurin me te cilin ishte ndarë një javë më parë.

Vajza djeg makinat e të dashurit

Më shumë video

Reklamë