Një vajzë 12 vjecare në Belgjikë është viktima më e re e koronavirusit në Europë. Bluzat e bardha nuk dhanë më shume detaje mbi rastin duke theksuar se është i rrallë dhe shqetësues. Në vendin me 11.5 milionë banorë, 705 persona kanë humbur jetën dhe rreth 13 mijë të tjerë janë infektuar.

 

Spanja është vendi i dytë pas Italisë që raporton rekorde vdekjesh në cdo 24 orë, këtë të martë numërohen më shumë se 8 mijë viktima dhe rreth 95 mijë të infektuar. Edhe në Francë bilanci është rritur, mbi 3 mijë persona kanë humbur jetën dhe mbi 45 mijë të tjerë janë infektuar.

 

Kurse në Gjermani vijon të rritet ndjeshëm numri i infeksioneve duke i kaluar 67 mijë, ndërkohë që 651 persona e kanë humbur betejën me sëmundjen.

 

Shifrat e viktimave dhe te prekureve nga koronavirusi në të gjithë botën janë dramatike, më shumë se 39 mijë persona kanë humbur jetën dhe rreth 800 mijë të tjerë janë mbartës të sëmundjes.

 

Të gjitha vendet kanë ashpërsuar masat për kufizimin e lëvizjes dhe distancimit social. Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe njëhere ka përsëritur thirrjen për të përdorur me kujdes maskat.

 

“Në komunitet, ne nuk ju rekomandojmë përdorimin e maskave, përveç nëse vetë jeni të sëmurë, është e rëndësishme që punonjësit tanë të vijës së parë të mos kenë mungesa, ne duhet ti japim prioritet atyre që kanë më shumë nevojë. “-ka deklaruar ekspertja e sëmundjeve infektive pranë obsh.

 

Ndërkohë presidenti Donald Trump ka bërë të ditur se mbi një million amerikanë janë testuar për Covid 19, numri i të infektuarve në të gjitha shtetet  i ka kaluar 164 mijë ndërsa numërohen më shumë se 3 mijë viktima. Nju Jorku me 8.6 milionë banorë është kthyer në epiqëndrën e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. Anija spitalore Comfort e marinës amerikane me 1.000 shtretër dhe 12 salla operimi ka pranuar pacientët e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *