Subscribe

“Vajtimet e Epirit”, botimi i autorit amerikan Kristofer King ka bërë bashkë këtë fundjavë në Leskovik të Korçës studiues muzike, instrumentistë, si dhe qytetarë të zonave të ndryshme, duke krijuar një atmosferë të veçantë.

Për organizatorin Auron Tare, muzikologu amerikan me famë botërore ka arritur në përfundimin se Leskoviku është vendi ku ka lindur muzika e jugut.

AURON TARE – ORGANIZATOR I EVENTIT

Studiuesi Kristofer King i quan sazet e Leskovikut unike e me shije të veçantë.

 

KRISTOFER KING – STUDIUES MUZIKE

“Një nga gjërat që më kanë bërë të bie në dashuri me këtë muzikë, janë vajtimet e hershme leskoviqare dhe jo vetëm. Për këtë arsye jam fokusuar këtu si një nga format më të rëndësishme të muzikës në rajon. Në Leskovik kam qënë dy herë dhe për 12 vjet kam studiuar fort këtë muzikë. Herën e parë që kam rënë në kontakt me këtë muzikë ndjeva se diçka më shqeu shpirtin. Jam larguar nga amerika dhe kam ardhur të jetoj në këtë zonë ku luhet një muzikë e tillë pasi kjo më bën të ndjehem i ri dhe i freskët. Sazet e Leskovikut janë unike, janë shumë të ndryshme nga të gjitha simotrat e tyre, nga Përmeti, Korça Gjirokastra, janë unike. Kanë shumë shije të veçantë.”

Disqet me këngët leskoviqare të sjella për herë të parë nga muzikologu Kristofer King janë të regjistruara që në vitin 1990.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *