Ngjarja e rëndë e Vlorës ku humbi jetën 23 vjeçarja Brisilda Sadushi ka tronditur opinionin publik ndërsa ka ende hije dyshimi se si qëndron e vërteta dhe kush është fajtor që nëna e 2 fëmijëve ndërroi jetë në spital pas ndërhyrjes kirurgjikale.

 

Në një lidhje Skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, halla e vajzës rrëfen si u njoh me ngjarjen dhe çfarë shqetësimesh ka pasur e reja.

 

Ndër të tjera, ajo hedh poshtë hipotezën e mjekëve të cilët jashtë kamerave thanë se Brisilda mund të kishte kryer një abort në kushte shtëpie.

 

“Fatmirësisht vëllai i vogël qëlloi në Shqipëri sepse po bënte shtëpitë dhe vajti në spital .Çupën e kishin futur në sallë të operacionit, ajo nuk kishte qenë aq shumë e sëmurë sa thonin ata.Një ditë më parë kishte qenë në spital dhe i kishin bërë serume dhe gjilpëra dhe çupa kishte firmosur për të dalë dhe kishte ikur sepse i kishte fëmijët vetëm tek shoqja e saj. Ditën tjetër nuk ishte ndjerë aq mirë dhe kishte vajtur me këmbët e saj në spital”, tregon halla e saj, teksa shton se nuk tha cupa që ishte e sëmurë, asnjë shqetësim apo sëmundje.

 

 

“Brisilda nuk ka qenë në spital 2 javë më parë, nuk ka abortuar sepse burri i saj ka 4 muaj në burg. Firmën  për operacionin e hodhi një nga djemtë e dajës së saj”, thotë ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *