Subscribe

Deputetja socialiste Vaislika Hysi, anëtare e Komisionit të Ligjeve, mohon ndryshimet e qëllimshme në kapitullin për ekstradimet, pjesë e Kodit të Procedurës Penale.

 

Në një status në Facebook, ajo sqaron se çdo amendim ka qenë transparent dhe i është bërë të qartë çdo deputeti të majtë apo të djathtë, si dhe partnerëve ndërkombëtarë.

 

“Neni që është kazusi i radhës i opozitës është reflektim i konventës se ekstradimit, protokolli shtesë. Kur një projektligj pëson shumë ndryshime, miratohet si variant integral. Në komision është votuar varianti që është në fuqi. Ky variant i miratuar është dërguar me email anëtarëve të komisionit, Ministrisë së Drejtësisë, gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision dhe pas miratimit të tij, para kalimit në seancë, Euralusit, OPDAT, Prokurorisë së përgjithshme, deputetëve LSI. PD ishte në çadër”

 

Në përgjigje të akuzave të opozitës ndaj Fatmir Xhafës, Hysi thotë se reformën në drejtësi dhe kontributin e Xhafës nuk mund ta baltosë asnjëri dhe zbatimin e saj nuk mund ta pengojnë.

 

“Pse opozita nuk e ngriti ketë problem gjatë 1 vit e më shumë, por pikërisht tani kur reforma ka hyrë në rrugë të mbarë dhe ish kolegu Tahiri nuk i dha shansin opozitës të vazhdojë ta ketë si kauzë të saj. Që kolegu Xhafa do ishte objekt sulmi nuk kishte asnjë mëdyshje. Reforma në drejtësi ka tronditur shumë themele të mureve të shtrembër dhe ka cenuar shumë interesa dhe persona që janë të lidhur me interesa të paligjshme. Ndihem e keqardhur që opozita sajon histori të pavërteta”

 

Ligjvënësja socialiste shikon tek akuzat dhe sulmet e opozitës, përpjekjen për të nxirë sa më shumë situatën në vend, në prag të vendimit të hapjes së negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *