Mbretëresha e muzikes shqiptarë, rikthehet në Lushnjë, këtë herë për të qëndruar përgjithmonë. Këngëtarja e madhe Vaçe Zela ka tashmë vendin që meriton në qendër të qytetit ku u lind dhe rrit.

 

Një statujë bronxi e iniciuar nga Luan Manahasa dhe e punuar për më shumë se dy vite nga skulptori Arben Bajo me financimin nga Bashkia Lushnjë, u zbulua te hënën në mesdite nepërmjet një ceremonie të veçante. Përjetësimi në bronx i Vaçes, ishte nje detyrim qe qyteti dhe qytetarët e saj lushnjarë i kishin, këtij emri të madh te muzikes shqiptare, tha mes të tjerash kreu i bashkise Lushnjë, Fatos Tushe.

 

Në ceremoni ishte e pranishme vajza e këngetares, Irma Radiqi si dhe familjarë te tjerë. Statuja e bronxit u vendos në sheshin para qëndrës kulturore që mban gjithashtu emrin e të madhes Vaçe Zela. Ky projekt u finalizua enkas në kuader të aktiviteteve të zhvilluara nga Bashkia Lushnjë në kuader te 100 vjetorit te Kongresit të Lushnjes.

 

Qindra qytetarë shijuan përformancen e këngëtareve të njohur Irma e Eranda Libohova, Sindri Bejleri, Orgesa Zaimi, Klint Collaku, Elida Gjermeni, Valbona Hekurani, Gezim Xhaxhai etj, te cilet interpretuan këngët e artistes që la gjurmë të jashtëzakonshme ne muziken shqiptare. “Nderi i Kombit” u rikthye në Lushnjë….aty ku nisi të shkelqeje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *