E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Uzuni s’tërhiqet: Bojkoti vijon! Sulmuesi kërkon rishikim të pagës tek Granada, nuk paraqitet në stërvitje

 Myrto Uzuni refuzon t’i bashkohet skuadrës së Granadës në seancat stërvitore. Prej ditësh, sulmuesi nuk pranon të dalë në stërvitje me shokët e skuadrës, për arsye që vetë ai nuk ka preferuar t’i bëjë publike.

Megjithatë, referuar mediave spanjolle, bojkoti lidhet me kërkesën e vazhdueshme të 29-vjeçarit dhe agjentit të tij për të rishikuar kontratën, me rritje të pagës vjetore. Uzuni ka shfrytëzuar edhe ofertën e majme që i ka ardhur nga klubi amerikan Austin për të ushtruar presion kundrejt Granadës.

Reklamë

Aktualisht, kapiteni i Granadës merr 750 mijë euro në sezon, ndërsa skuadra amerikane ofron 1.5 milionë euro në sezon. Trajneri i Granadës deklaroi se, prej kthimit nga pushimet e dimrit, Uzuni nuk është paraqitur në stërvitje, ndaj ai nuk e ka llogaritur në ekip në dy ndeshjet e fundit.

Së fundmi, bashkë me agjentin e tij, shqiptarin Franci Bode, sulmuesi u paraqit në klub, por nuk ka ende një sinjal paqeje mes palëve.

Uzuni është golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe i Ligës së Dytë në Spanjë, mjaft i dashur edhe për tifozët e Granadës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë