Kompeticioni më i bukur për futbollin europian rikthehet këtë të martë në ekranin e Tring  ku spektakli dhe emocionet janë të garantuar deri në sekondën e fundit. Ferencvaroshi i Myrto Uzuni do të sfidojë Ronaldon në transfertë. Kampionët e Italisë janë dukshëm favoritë në letër edhe pse tekniku Pirlo do të bëjë llogaritë pa  Bonuccin , Kielinin dhe Demiral, të dëmtuar ndërsa Ramsej në dyshim . Nga ana tjetër, hungarët do të hedhin në fushë formacionin më të mirë , ku sulmuesi shqiptar pritet ta fillojë që nga minuta e parë.

Duel tjetër interesante është ai mes Dinamo Kyev dhe Barcelonës. Katalanasit nuk do të jenë në formën e tyre më të mirë pasi nuk do të kenë në dispozicion disa nga lojtarët më të rëndëishëm në skuadër si  Messi, Pike, Bukets, Fati, Umtit, De Jong. Ndërsa  ukrainasit  edhe pse me shumë mungesa si pasojë e Koronavirusit dhe dëmtimeve, kanë treguar se dinë të ndëshkojnë kundërshtarin në momentin më të mirë.

Lazio i Strakoshës dhe Muriqit do të sfidojë Zenitin. Gardiani i kombëtares shqiptare edhe pse kaloji me sukses Covid-19 është në dyshim nëse do të luaj sot. Mungesë e sigurt për trajnerin Inzaghi është mesfushori Milinkovic Savic. Nga ana tjetër rusët do të kërkojnë fitoren e parë në grup duke hedhur formacionin më të mirë.  Ndërsa grupin do e kompletojë sfida Dortmund- Klub Bruzh.

Ndërkohë Psg  do të sfidojë Laipzig në shtëpi për të kërkuar 3 pikë të rëndësishme në skuadër dhe për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë. Tekniku Tuhel do të duhet të bëjë llogaritë pa Icardin, Bernat dhe Draksler ndërsa në dyshim është Herrera dhe Verati. Ndërsa gjermanët do të luftojnë për të ruajtur vendin e parë. Ndërkohë grupin H do e kompletojë sfida Manchester United-Bashakshehir.

Në grupin E, takimet të lehta i presin  Chelsin dhe Sevijën. Anglezët do të përballen me francezët e Ren ndërsa spanjollët me  rusët e Krasnodar në transfertë. 6 ndeshjet kryesore do të transmetohen ekskluzivisht në ekranin e TRING.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *