Myrto Uzuni ishte protagonist i madh I Granadës në fitoren e pastër 3 me 0 kundër mposhtën Villareal B në Segunda Division.

 

Sulmuesi i kombëtares shqiptare që në start shënoi golin e parë pas një pasimi të Jose Maria Callejon .

 

Pas 10 minutash Uzuni fitoi një 11-metërsh dhe realizoi po vetë nga pika e bardhe.

 

Edhe golin e trete në pjesën ë dytë ai e shënoi nga penalltia.

 

Pas këtij goli, beratasi ka dhuruar shoë pasi puthi dhe përqafoi të dashurën e tij që e ndiqte nga tribuna.

 

Deri tani në kampionat, Uzuni ka shënuar katër gola, duke e ndihmuar Granadën të jetgë në vendin e parë në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *