E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“USNS Trenton”, anija transportuese më e shpejtë e Marinës Amerikane viziton portin e Durrësit

Anija e Marinës Amerikane “USNS Trenton” (T-EPF 5) është ankoruar në portin e Durrësit. Sipas një deklarate zyrtare nga Marina Amerikane, ajo është një nga anijet më të shpejta të transportit në Marinën e SHBA.

Sipas komandantit Damon Bateson, vizita në portin e Durrësit konfirmon vlerat dhe partneritetin e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, pasi të dy vendet së bashku garantojnë sigurinë dhe stabilitetin e Mesdheut dhe Evropës.

Reklamë

Detarët ushtarakë dhe civilë të anijes “USNS Trenton” (T-EPF 5) patën mundësinë të vizitojnë vendet arkeologjike dhe kulturore të Durrësit, por edhe të përjetojnë mikpritjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë