Dy burra, një 65-vjeçar dhe një 52-vjeçar, janë vënë në hetim, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se 65-vjeçari i identifikuar me inicialet P.K. dhe 52-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh.R. po hetohen në gjendje të lirë ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal, në gjendje të lirë për shtetasit P.K., 65 vjeç, dhe Sh.R., 52 vjeç, banues në Dibër,  pasi në banesat e tyre, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre’,-njofton policia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *