E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Fier, arrestohen 2 shtetase nga Rumania

Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetase nga Rumania, të cilat ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira.

Në pranga kanë rënë shtetaset I. D., 21 vjeçe, dhe G. B., 45 vjeçe, të dyja banuese në Rumani.

Reklamë

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 250 euro dhe 5000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet si dhe 5 celularë.

Për këtë rast u proceduan penalisht 1 shtetas banues në Divjakë, dhe 1 shtetas banues në Fier, përfitues nga kjo veprimtari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë