E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në Tiranë, arrestohen tre shtetase të huaja

Policia e Tiranës ka arrestuar tre shtetase të huaja, të cilat akuzohen se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në bulevardin “Zogu i parë”, në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit “Rental house”, u arrestuan shtetaset kineze T. L. dhe Y. J., si dhe shtetasja tajlandeze B. S.. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 6 shtetas.

Reklamë

3 të arrestuarat dyshohet se kishin marrë me qira një apartament në bulevardin “Zogu i parë”, ku ushtronin prostitucion, veprimtari prej së cilës dyshohet se kanë përfituar 6 të proceduarit.

Policia sekuestroi një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, si dhe 4 celularë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë