E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 43 minuta më parë
Kronikë

Ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit, 2 të arrestuar në Durrës

Dy persona janë arrestuar këtë të shtunë në Durrës.

Ata janë kapur në në flagrancë në 2 lokale, duke organizuar lojëra fati me celularë.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar 2 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tjera  në  2 lokale ku ushtrohej kjo veprimtari.

Reklamë

Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit D. V., 22 vjeç dhe D. D., 43 vjeç, të dy banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë