E hënë, 2 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan

Një 36-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë. Ai ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokaine, thika, përforcues grushti dhe armë sportive.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe mbështetjes së informacioneve në rrugë operative se një shtetas kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe se mbante në banesë sasi lënde narkotike, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve organizuan punën për kapjen e tij, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

M.E., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Reklamë

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 36-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokaine, 2 thika, përforcues grushti dhe 1 armë sportive.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë