Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi ushtroi dhunë ndaj bashlëshortes së tij.

 

Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe tre persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

 

Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

 

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

 

-K. S., 66 vjeç, banues në Fier dhe Xh. K., 23 vjeç, banues në Kraps, pasi gjatë konfliktit për motive pronësie kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;

 

-O. T., 19 vjeç, banues në Fier, pasi me vetëgjyqësi i ka marrë një aparat celular shtetasit A. Gj., 18 vjeç.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *