Policia e Gramshit ka arrestuar një 53 vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur si dhe ka hyrë me forcë në banesën e një të afërme.

 

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale A.H.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Drizë, Gramsh, pasi dyshohet se ka hyrë me dhunë në banesën e një të afërmes së tij dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. 53-vjeçari dyshohet gjithashtu, se ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj vajzës së tij të mitur”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *