Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 July 2025
Vizion fokus

Nisin negocitat me Interin, Fiorentina kërkon me ngulm Asllanin

Izraeli sulmon Damaskun mes përshkallëzimit të luftimeve në jug...

Vazquez largohet pas 10 vitesh nga Real Madrid

Ukraina rrit me 9.8 miliardë dollarë buxhetin për mbrojtjen

BE-ja i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të...

Kremlini: Dërgimi i armëve në Ukrainë është një biznes,...

Kaos në shpërndarjen e ndihmave, 20 palestinezë humbin jetën...

Nomiminet e “Emmy Awards 2025”, kryesojnë “Severance” dhe “The...

Kreu i PD kritikon sjelljen e BE-së, Berisha: Të...

Producentja e “American Idol” dhe bashkëshorti i saj gjenden...

Ushtria ukrainase njofton për përparime në Luhansk

22 Shtator 20:15

Ushtria ukrainase tha se “ngadalë, por sigurt” po rikthen territorin e pushtuar nga forcat ruse “në një prej arterieve më të rëndësishme logjistike” në rajonin pjesërisht të okupuar ukrainas të Luhanskut.

 

Departamenti për komunikime strategjike i forcave të armatosura të Ukrainës tha përmes Telegramit më 22 shtator se forcat pushtuese ruse “po kalojnë nëpër një moment të keq” afër Lisiçanskut, qytet në rajonin lindor të Luhanskut.

 

Luhansku – pjesë e rajonit lindor ukrainas të Donbasit dhe njëherësh një prej katër territoreve të kontrolluara nga rusët, ku është paralajmëruar mbajtja e të ashtuquajturave referendume për t’iu bashkuar Rusisë – është pothuajse krejtësisht nën kontrollin e forcave ruse.

Forcat e Kievit në javët e fundit kanë rimarrë territor në lindje, territor që u pushtua nga rusët, pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

 

Serhiy Hayday, guvernator ushtarak ukrainas i rajonit të Luhanskut, tha më 19 shtator se forcat ukrainase kishin çliruar disa fshatra në këtë rajon. Më 21 shtator, Hayday tha se Ukraina ka shkatërruar një zyre komanduese që përdorej nga forcat pushtuese ruse në Svatovo, që gjendet rreth 160 kilometra në verilindje të kryeqytetit rajonal, Luhansk.

 

Gjetkë, forcat ruse dhe ukrainase kanë shkëmbyer zjarr me artileri dhe raketa, që kanë lënë të vrarë të paktën gjashtë persona më 22 shtator.

 

Sulmet ajrore ruse në qytetin jugor të Zaporizhjës kanë vrarë të paktën një person, thanë zyrtarët ukrainas.

 

Ndërkaq, zyrtarët në rajonin e Donjeckut, të kontrolluar nga rusët, thanë se granatimet ukrainase kanë shënjestruar kryeqytetin rajonal, Donjeck, duke vrarë pesë persona./rel

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
Përparim Territor Ukraine

Nga e njëjta kategori

Izraeli sulmon Damaskun mes përshkallëzimit të luftimeve në jug të Sirisë

më shumë...

Ukraina rrit me 9.8 miliardë dollarë buxhetin për mbrojtjen

më shumë...

BE-ja i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të drejtave themelore, paralajmëron pezullim të vizave

më shumë...

Kremlini: Dërgimi i armëve në Ukrainë është një biznes, Evropa duhet të paguajë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:59

Nisin negocitat me Interin, Fiorentina kërkon me...

4:56

Zjarret në Bulqizë e Dibër prej 10...

4:41

Izraeli sulmon Damaskun mes përshkallëzimit të luftimeve...

4:34

Vazquez largohet pas 10 vitesh nga Real...

4:31

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

Ukraina rrit me 9.8 miliardë dollarë buxhetin...

4:10

BE-ja i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen...

3:54

Kremlini: Dërgimi i armëve në Ukrainë është...

3:34

Kaos në shpërndarjen e ndihmave, 20 palestinezë...

3:26

Nomiminet e “Emmy Awards 2025”, kryesojnë “Severance”...

3:19

Rrëzohen kërkesat e Thaçit e Veselit, Gjykata...

3:07

Kreu i PD kritikon sjelljen e BE-së,...

3:00

Vodhi 1 automjet në Portin e Durrësit,...

2:53

Producentja e “American Idol” dhe bashkëshorti i...

2:52

Studentë ukrainas do vijnë në Tiranë, firmoset...

2:44

Bizneset lirojnë hapësirat publike, në Tiranë subjektet...

2:39

Kontroll blic në të gjitha burgjet, aksioni...

2:31

Arrestohen vëllezërit që kishin kultivuar kanabis në...

2:27

Khamenei: Izraeli është një “tumor kanceroz”, jemi...

2:13

Dënohet kundërshtari i Erdogan, një vit e...

Më të klikuarat

  • A keni dhënë ryshfet për të ndërtuar? Pronari i bujtinës në...
  • Aksident tragjik në Itali, humbin jetën tre burra, në gjendj...
  • FOTO/ Bën gjoksin për Limin? Alba Pollozhani habit fansat me...
  • Rama vizitë të papritur në Vlorë, mbërrin me helikopter
  • Rrëzohet aeroplani në Florida, ja momenti kur banorët shpëto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services