E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Ushtria ukrainase ka ngadalësuar përparimin e forcave ruse”

Por zyrtari tha se trupat ruse nuk janë zbrapsur nga pozicionet që kanë marrë nën kontroll dhe kanë aftësinë të vazhdojnë luftën rrënuese për njëfarë kohe, duke e bërë të pamundur një përparim të shpejtë në negociatat që synojnë t’i japin fund dhunës.

 

Reklamë

Zyrtari perëndimor, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Odesa, një tjetër port strategjik në Detin e Zi, është një objektiv kyç për Rusinë, por nuk ka sinjale për një rrethim të mundshëm të tij në një të ardhme të afërt.

 

Odesa nuk është përballur me sulmet e mëdha ushtarake, megjithëse Rusia ka anije që operojnë në brigjet e Detit të Zi. Shtetet e Bashkuara thonë gjithashtu se Rusia ka rritur aktivitetin detar në veri të Detit të Zi, por nuk ka sinjale në këtë pikë për një sulm të afërt nga deti dhe nga toka ndaj qytetit të Odesës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë