Subscribe

Befason Ministri i Drejtësisë, Ylli Manani, duke kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë ne terren për betejën me kanabis sativen. I pyetur per situatën e kultivimit te lendeve narkotike, ministri e ka vlerësuar shqetësues dhe e ka vene theksin tek domosdoshmëria për t’u ndare një here e përgjithmonë nga ky fenomen.

“Na takon ne që të reagojmë në mënyrë proporcionale. Ne duhet të reagojmë edhe më fort edhe sesa sot. Po qe e nevojshme them se duhet të dalë edhe ushtria. Për të dhënë një mesazh, edhe ushtria duhet të dalë. Nga ky fenomen o ndahemi tani, o nuk ndahemi më. O ndahemi më sa ka filluar, ose kur të ndahemi do jetë shumë vonë dhe shumë e vështirë. Nuk shkon më. Nuk e ka në traditën e vet askush në këtë vend që të marrë drapër të kësaj natyre”.

Ministri i Drejtësisë shkoi edhe me tej kur i krahasoi pasojat e kultivimit te bimëve narkotike, me ato qe prodhuan skemat piramidale. Madje Ylli Manjani propozon edhe krijimin e xhandarmerisë.

“Ky nuk është një biznes që siguron mirëqenie, por siguron varfëri dhe shton krimin, kriminalizon shoqërinë. Është e ngjashme me efektet e piramidave financiare. Jam për krijimin e xhandarmërisë. Të gjitha forcat policore në këtë vend duhet të qenë në një piramidë dhe duhet reagim proporcional. Dhe nuk jam kritik, sepse nuk e di çfarë është realiteti. Por ky perceptim ekziston. Po të dalësh në rrugë, në kafene, ky perceptim ekziston. S’ka rëndësi çfarë thotë Italia apo dikush tjetër, njerëzit në Shqipëri e besojnë”.

Kjo e deklaratë Ministrit te Drejtësisë vjen pak dite pasi misioni i Guarda Di Finnazas ne Shqipëri, sipas te cilit janë asgjësuar rreth 98% e parcelavee të mbjella me kanabis.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *