Subscribe

 

Forcat e Armatosura të Ushtrisë rikthehen me aksione për pastrimin e territorit. Forcat janë shpërndarë në akse kryesore rrugore të vendit si dhe destinacionet turistike.

 

Në Lezhë, pastrimi përfshinë zonën nga Laguna e Kune Vainit deri tek Rana e Hedhun, pas portit të Shëngjinit. Zv/Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, tha se heqja e mbeturinave nga zonat turistikë është një shërbim i madh që i bëhet komunitetit dhe vendit. Koçi i bëri thirrje turisteve dhe pushtetit vendor që të jenë më të ndjeshëm sa i takon pastrimit. Ai tha se në Shëngjin janë gjetur mbeturina të rrezikshme për shëndetin.

 

Aksioni i ushtrisë është përshëndetur edhe nga Kryeministri Edi Rama. Ai ka postuar në Facebook disa foto nga puna e Forcave te Armatosura, duke theksuar se pas shpalljes së emergjencës mjedisore, ato ndodhen përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segmenti rrugor, kufitar dhe bregdetar, për të pastruar çdo cm rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam, me mjedis të pastër. Aksionet masive të ushtrisë për pastrimin e territorit, nisën që në vitin 2014.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *