Ukraina tha të premten se të paktën pesë persona u vranë pas një sulmi rus në një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Mykolaiv, pranë vijës së frontit.

Sulmi erdhi pasi Rusia tha se po tërhiqte trupat nga qyteti i afërt i Kherson.

Guvernatori rajonal i Mykolaiv Vitaliy Kim tha rrjete sociale se numri ishte rritur në pesë pas sulmit të fundit fatal në qytetin që është goditur prej muajsh nga forcat ruse.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se sulmi ishte një “përgjigje cinike ndaj sukseseve tona në front”.

“Sulm në një godinë banimi pesëkatëshe. E shkatërruar nga kati i pestë deri në katin e parë”, tha ai në rrjetet sociale.

Imazhet që qarkulluan në rrjete sociale treguan një vrimë të hapur në një ndërtesë banimi të stilit sovjetik me punonjës të urgjencës me helmeta të verdha në vend që pastronin rrënojat.

Zyrtarët ukrainas janë shfaqur të matur pasi Moska sinjalizoi të mërkurën se do të tërheqë forcat nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në Kherson, në atë që do të ishte një pengesë e madhe ruse në një rajon që Vladimir Putin pretendonte se e kishte aneksuar./r.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *