E mërkurë, 30 Shtator 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ushtria ruse bombardon disa qytete duke shkaktuar viktima dhe të plagosur

Ushtria ruse ka kryer një sërë sulmesh në disa qytete të Ukrainës, ku si pasojë e bombardimeve, 3 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Reklamë

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për një djalë të mitur, të mbetur nën rrënojat e një blloku apartamentesh, ndërsa viktima ishin prindërit e fëmijës. Një grua 64-vjeçare e paidentifikuar po ashtu u vra gjatë sulmeve.

 

Trembëdhjetë persona mes tyre 4 fëmijë u plagosën.

 

Ukraina jugore është më e goditura nga vale e fundit e sulmeve me raketa nga forcat e ushtrisë ruse.

 

Ndërkohë qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Harkivi, ka mbetur prej disa orësh pa energji elektrike.

 

Zyrtarët lokalë kanë thënë se nëntë objekte të infrastrukturës energjetike janë goditur nga sulmet me drone.

Vazhdo të lexosh

Reklamë