E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ushtria përplaset me bandat e drogës, 17 persona të vrarë në Brazil

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në Brazil, si pasojë e përplasjes së policisë me trafikantët e drogës në qytetin verior të Manausit.

 

Reklamë

Sipas mediave ndërkombëtare zyrtarë të qeverisë kanë pohuar se individë të armatosur shkëmbyen zjarr me policinë, ku si pasojë kanë humbur jetën  17 persona.

 

Ndërkohë ndër të tjera raportohet se operacioni është zhvilluar me qëllim ndalimin e një konflikti që mund të kthehej në një masakër, mes dy grupeve rivale për trafikun e drogës në qytetin verior.

 

Ngjarja ka ndpdhur në një pikë shumë strategjikë për transportimin e kokainës në Kolumbi, Peru e Bolivi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë