Subscribe

Forcat e Armatosura nisën një aksion për pastrimin e liqeneve të Fierzës dhe Komanit nga mbetjet plastike. Pastrimi i liqeneve u ndoq nga afër dhe nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila e konsideroi ndotjen mjaft problematike.

 

“Është shumë e rëndësishme që kjo zonë të mbahet pastër për shumë arsye, të turizmit, të ruajtjes së mjedisit, të mirëfunksionimit të të gjithë strukturave. Dua në këtë rast të rrisim bashkërisht ndërgjegjen qytetare, vetëm bashkë me qytetarët mund ta bëjmë këtë gjë që të ndodhë. Duke i bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve, duke i bërë edhe njëherë thirrje banorëve, duke i bërë edhe njëherë thirrje turistëve, për të mos ndotur këtë mrekulli të natyrës dhe të Zotit, madje për ta mbajtur atë pastër, për ta zhvilluar në mënyrë që flora, fauna që është përreth dhe çdo gjë e jashtëzakonshme që natyra na fal të rrijë përreth në gjëndjen që është. Kjo do të ndihmonte të gjithë. Do ndihmonte ushtrinë të mos harxhonte energji dukë bërë punë të tjera. Sigurisht kjo do të ndihmonte edhe vetë strukturat e KESH-it dhe të gjithë strukturat e ministritë e Energjisë dhe të Turizmit për të marrë maksimumin nga kjo zonë e jashtëzakonshme.”

 

Në këtë aksion, i cili eshte në kuadër te fushatës se pastrimit të akseve kombëtare dhe bregdetare u angazhuan efektivët e batalionit të mbështetjes rajonale të Kukësit dhe punonjësit e hidrocentralit të Fierzës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *