E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Robert Mugabe jep dorëheqjen

Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe ka dhënë dorëheqjen pas 37 vjetësh si udhëheqës i kombit afrikano jugor, duke iu nënshtruar presionit të ushtrisë.

 

Përmes dorëheqjes së tij të shumë kërkuar, Mugabe i dha fund krizës politike në vend.

 

Reklamë

Përmes një letre dërguar Parlamentit, Mugabe thotë se ka vendosur të lërë postin dhe këtë e ka bërë vullnetarisht.

 

Lajmërimi i dorëheqjes së Mugabes vjen në kohën kur  deputetët në Parlamentin e Zimbabvesë kishin nisur diskutimet e ashpra për mocionin e hetimit të tij.

 

Mugabe refuzoi që të dorëhiqej ditët e shkuara pavarësisht se ushtria mori kontrollin e vendit dhe me mijëra njerëz në rrugë kërkonin largimin.

 

Dorëheqja e Mugabes shënon fundin e një epoke në Zimbabve. Ai e vendosi vendin në një drejtim të hekurt për pothuajse katër dekada dhe është i vetmi udhëheqës që ka njohur kombi që kur arriti pavarësinë nga Britania në vitin1980.

Vazhdo të lexosh

Reklamë