Subscribe

Duke filluar nga kjo e premte 1500 banorë të bllokuar në fshatin Qeha, në Petrelë, do të lëvizin normalisht drejt kryeqytetit. Pas ndërhyrjes nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mbrojtjes, është bere i mundur ndërtimi i urës së prishur nga përmbytjet e ditëve të fundit. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, inspektuan punën e bërë nga forcat e ushtrise për riparimin e dëmeve.

“Ndarja e re administrative dhe bashkëpunimi me pushtetin lokal po jep frytet e veta. Suksesi qëndron te ky bashkëpunim. Bashkëpunimi i Forcave të Armatosura në këtë rast, sidomos me Bashkinë e Tiranës, filloi herët.  Bashkërisht kemi bërë pastrime masive, e kemi qenë pranë qytetarëve edhe në rastet e përmbytjeve”.

Forcat e ushtrisë u përfshinë ditët e shkuara ne operacionet e ndihmave për banorët ne zonat më të prekura nga përmbytjet. Së fundmi ato ndihmuan edhe ne ndërtimin e një ure te shkatërruar ne zonën e Skurajt ne Kurbin. Ministrja Mimi Kodheli është ndalur edhe ne  urën e Jorgozit mbi lumin Gjanica, e cila u shkatërrua gjate muajit tetor ne vitin qe lamë pas. Kodheli ka treguar gatishmëri për të ndihmuar ne çdo situate, banoret e zonave te prekura nga fatkeqësitë natyrore. Forcat e ushtrisë u përfshinë ditët e shkuara ne operacionet e ndihmave për banorët e dëmtuar nga përmbytjet. Së fundmi ato morën pjese edhe ne ndërtimin e një ure te shkatërruar ne zonën e Skurajt ne Kurbin.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *