Subscribe

SHBA vazhdojnë të kundërshtojnë nismën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në ushtri përmes një ligji në kuvend. Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, nga Kosova ku ndodhej për një vizitë dyditore, kërkoi që projektligji të tërhiqet dhe të nisë procesi i konsultimeve mes palëve.

 

Hoyt Brian Yee: Eshtë jashtëzakonisht e rëndësishme që një hap kaq i rëndësishëm dhe domethënës, siç është formimi i ushtrisë, kërkon që të gjitha palët të konsultohen. Për këtë arsye po kërkojmë nga qeveria, nga Kryetari i Kuvendit dhe të tjerët të përfshirë në këtë nismë që ta tërheqin ligjin derisa procesi konsultativ të bëhet në pajtim me udhërrëfyesin.

 

Shqetësim për këtë nismë ka shprehur edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie. Gjatë forumit “Fol hapur” të organizuar nga Lëvizja Fol, ai tha se krijimi i Ushtrisë vetëm përmes ligjit dëmton marrëdhëniet me partneret ndërkombëtare.

 

Greg Delawie: Krijimi i Forcave te Armatosura te Kosovës eshte qëllimi ynë ashtu siç është edhe qëllimi i kosovareve, por ky krijim duhet te behet ne mënyrën me te mire te mundshme ne pajtim me rishikimin strategjik te sektorit te sigurisë dhe ne pajtim me kete qe udhërrëfyes përmes ndryshimit kushtetues pas konsultimeve me te gjitha komunitetet.

 

Ambasadori tha se qeveria duhet te koordinoje hapat per transformimin e FSK me SHBA dhe partneret e saj, NATO-n dhe shtetet e tjera te Evropes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *