E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 37 minuta më parë
Vendi

Ushtria malazeze në kufi, kufizohet numri i refugjatëve

Nxjerrja e ushtrisë malazeze në kufi me Shqipërinë ndikoi në minimizimin e kalimit të refugjatëve sirianë dhe të vendeve të tjera përmes Shqipërisë.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se në ditët e fundit nuk është lokaluzuar apo rregjistruar asnjë rast nga ana e policisë së kufirit dhe migracionit të kalimit të refugjatëve në Shqipëri.

 

Reklamë

Të pyetur nëse në ndikim të kësaj ka qënë vendosja e ushtrisë së Malit të Zi në kufij me Shqipërinë nuk kanë pranuar të bëjnë asnjë koment në lidhje me këtë çeshtje.

 

Nga ana tjetër në tetë muajt e parë të këtij viti janë shënuar më shumë se 600 refugjatë sirianë e jo vetëm që kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri, 260 prej tyre vetëm në dy muajt e fundit.

 

Pas kapjes ata janë dërguar në qendrën e trajtimit të rrefugjatëve në Babru ndërsa gjatë pyetjeve nga policia e juglindjes kanë deklaruar se Shqipërinë e përdorin si rrugë – kalimi për të kaluar drejt vendeve të BE.

Vazhdo të lexosh

Reklamë