Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 August 2026
Vizion fokus

Trump: Anulova sulmet ndaj Iranit me kusht që të...

Rrëzohet avioni në Peru, humbin jetën 11 turistë evropianë...

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon pamje nga...

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama flet për...

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet...

Shpërthim në një bar në Moskë, tre të vdekur...

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet i riu...

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von der Leyen:...

“Ushtria jonë, më e mirëpaguara në rajon”, Rama: Shqipëria do prodhojë dronë e mjete të blinduara! Do blejmë dy avionë zjarrfikës

30 Dhjetor 12:49

Në mbyllje të vitit 2025, Rama zhvilloi mesditën e sotme në Kryeministri konferencën e fundvitit në praninë e gazetarëve. Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbrojtja ka hyrë në një fazë të re, duke e cilësuar këtë vit si vitin e rilindjes së forcës ushtarake dhe të hedhjes së themeleve të industrisë shqiptare të mbrojtjes. Ai theksoi rritjen e numrit të rekrutëve, investimet në paga, pajisje dhe prodhimin vendas të uniformave, mjeteve ushtarake dhe dronëve, me prodhimet e para që priten në vitin 2026.

“Mbrojtja ka hyrë në një fazë të re pas kontekstit të ri gjeopolitik. Ky vit ka qenë viti i rilindjes së forcës ushtarake. Të gjitha vendet kanë nevojë të kenë bazën e tyre industriale, dhe Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë. Kemi parë me pozitivitet të madh edhe një tendencë në rritje të të rinjve ndaj FA, ku objektivi është të rriten forcat me 30 për qind. Janë 731 rekrutë të rinj që i janë bashkuar FA. Ushtria më e mirëpaguar në rajon është në vendin tonë dhe do të vazhdojmë të rrisim mbështetjen me paga të ushtarakëve, sepse ambicia jonë është që të arrijmë në mesataren e vendeve të NATO-s.

Ky vit ka qenë viti i rilindjes së industrisë ushtarake, që u çmontua në fillim të viteve 90 se na u tha që s’keni nevojë për këto se na keni ne. Të gjitha vendet kanë nevojë të kenë bazën e tyre industriale dhe Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë, ndërkohë që kemi parë me pozitivitet të madh edhe një tendencë në rritje të qasjes së të rinjve ndaj FA, ku objektivi është që personeli aktiv të rritet me 30% deri në fund të këtij mandati, janë 721 rekrutë të rinj që i janë bashkuar FA vetëm këtë vit. Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshirë edhe Serbinë. Do vazhdojmë të rrisim mbështetjen me paga të ushtarakëve tanë sepse ambicia jonë është që të arrijë në mesataren e ushtrive të NATO-s sa i përket mbështetjes financiare.

Ky vit na gjen me sistem raketor, me 3 anije patrulluese që i kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë të vëzhgimit ajror falë bashkëpunimit me Francën. Shqipëria vend prodhues i kapaciteteve ushtarake, por edhe të eksportojë kapacitete industriale ushtarake. Janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes Made in Albania. Do prodhojmë uniformat në vendin tonë dhe do ta bëjmë pikë referime për të prodhuar uniforma edhe për të tjerët. Ushtria suedeze qep një pjesë të uniformave të veta në Shqipëri, por me një marrëveshje kontraktuale me një manifakturë private. Do prodhojmë mjete të blinduara, autoambulanca, do prodhojmë dronë luftarak dhe sistemet antidronë. 6 mujorin e parë të 2026 do shihen dhe produktet e para. Na akuzojnë për një kompani shtetërore që kemi ngritur për shtetin, e kemi ngritur që në çdo lloj qasje nga të huajt në Shqipëri, shteti ynë të marrë pjesën e vet, jo siç ndodhte më parë, por tenxheret zien. Kemi vënë në dispozicion fondin për të blerë dy avionët e parë zjarrfikës”, tha Rama.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
rama ushtria shqiptare Zjarrefikes

Nga e njëjta kategori

Trump: Anulova sulmet ndaj Iranit me kusht që të arrihet një marrëveshje

më shumë...

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit afrikan, parashikimi i motit për këtë të diel

më shumë...

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon pamje nga operacioni i policisë

më shumë...

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama flet për marrdhëniet me liderët botërorë dhe politikën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:57

Trump: Anulova sulmet ndaj Iranit me kusht...

8:37

Rrëzohet avioni në Peru, humbin jetën 11...

8:30

“Në dashuri shmangni xhelozinë”, parashikimi i yjeve...

8:20

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit afrikan,...

10:53

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon...

10:47

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama...

10:13

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin...

9:57

Të shtëna me armë pranë Urës së...

9:40

Shpërthim në një bar në Moskë, tre...

9:02

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet...

8:48

Më nervozë dhe të paduruar, çfarë ndodh...

7:50

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

7:02

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von...

6:59

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi...

6:42

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi...

6:09

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e...

6:01

Tjetër vatër zjarri në vend, zjarrfikësit në...

5:47

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen...

5:39

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

5:12

Turqia dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje njëvjeçare për...

Më të klikuarat

  • Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët...
  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet drejt një...
  • “Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK j...
  • Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.