Nuk ka ende asnjë indikacion për praninë e pengjeve brenda spitalit Al-Shif”, por besohet se operacioni mund të sjellë “informacion inteligjent mbi të rrëmbyerit”.

Kjo gje u be e ditur nga ushtria e cituar nga radio izraelite.

 

Kërkimet brenda kompleksit vazhdojnë.

 

Nderkohe nje gazetar, i cili ndodhet brenda spitalit Al-Shifa, i tha BBC-së se forcat izraelite po shkojnë nga dhoma në dhomë, kat pas kat, dhe po marrin në pyetje të gjithë, si stafin ashtu edhe pacientët, dhe shoqërohen nga mjekë dhe njerëz që flasin arabisht. Gazetari i quajtur Khader shton se të zhvendosurit që ishin strehuar në kompleks janë mbledhur në oborr dhe disa i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë. Dëshmitari okular shton se ushtria izraelite është në “kontroll të plotë” dhe nuk ka të shtëna.

 

Me heret Hamasi e konsideroi futjen e Izraelit me ushtri e tanke brenda spitalit, nje krim kunder njerezimit.

 

“Brenda kompleksit Shifa ka 1,500 anëtarë të personelit mjekësor dhe rreth 7,000 njerëz të zhvendosur. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar pacientët brenda Kompleksit Shifa”, shkroi zëdhënësi i ministrisë në Telegramin e Hamas Health, Ashraf Al-Qudra. . Mesazhi u publikua rreth tre orë para fillimit të operacionit ushtarak të ushtrisë izraelite në objekt. Sipas stafit mjekësor, rreth 650 pacientë janë ende të shtruar në spital, raporton Al Jazeera./Ansa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *